Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kur këmbët vizatojnë më bukur se duart

Kor 15, 2015

Arbër Krasniqi, 18 vjeçari nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës ka një talent të rrallë.

Ai mund të vizatojë me këmbë portrete të ndryshme. Ky pasion lindi një vit më parë krejt rastësisht.

“Kam qenë në klasën e 11-të, kur për herë të parë kam vizatuar me këmbë. Si zakonisht isha ulur në një karrige për të vizatuar diçka, lëshova fletën e vizatimit në dysheme dhe dola jashtë për pak. Kur u ktheva fillova të luaja me lapsin, duke e kapur me këmbë dhe kështu nisa një portret”, tha ai.

piktori me kembe

Portretet e realizuara me këmbë nuk dallojnë nga ato të realizuara me dorë.

“Ua tregova prindërve portretin, por nuk u tregova që e kisha realizuar me këmbë dhe ata më thanë se ke pasur realizime edhe më të mira. Kur u tregova se kjo ishte vizatuar me këmbë, ata se besuan deri sa më panë vetë duke pikturuar nga e para”, tregon Arbëri.

Artisti i ri ende nuk e ka vendosur nëse në të ardhmen kjo fushë do të jetë dhe profesioni i tij. Ai posa ka përfunduar maturën dhe është në dilemë mes dy drejtimeve: art apo mjekësi”?!.

“Mjekësia më pëlqen shumë, sidomos lëndët biologji e kimi. Mjekësia më pëlqen, pasi gjithmonë kam pasur dëshirë t’u ndihmojë njerëzve. Por në anën tjetër, edhe arti më pëlqen shumë. Jam në dyshime se me çka dua të merrem në të ardhmen”, tha Arbëri.

I pyetur se a i ka shkuar mendja ndonjëherë që përmes këtij talenti t’u ndihmojë fëmijëve me nevoja të veçanta, ai shprehet se do ta bënte me kënaqësi sapo t’i jepet kjo mundësi.

/Gentiana Morina – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM