Slobodan Vasković (Bosnjë-Hercegovinë) – Insistimi në anstezimin e dallimeve të mendimeve dhe imponimin e synimeve personale si të përgjithshme, me të gjitha mjetet, është një ndër mjetet kryesore të politikanëve në Bosnjë-Hercegovinë dhe në dy entitetet e saj – Federatën e BeH dhe Republikën Serbe.

Një mënyrë e tillë e veprimit ka përjetuar ekspanzion në shtatë vitet e fundit, e në rreshtin e parë të sulmeve gjenden gazetarët të cilët marrin guximin të tregojnë integritetin e tyre profesional dhe personal dhe të paraqesin qëndrim apo të shtrojnë pyetje që nuk përshtaten me vizionin e politikës ditore të politikanëve, të kuptuarit e tyre të realitetit dhe drejtimit të institucioneve.

Konferencat për shtyp janë bërë poligon ideal që politikanët në BeH të demonstrojnë politikën e luftës së ngrrirë që udhëheqin mes vete, të servirojnë urrejtjen ndaj të tjerëve dhe të shpërfaqin fytyrën e tyre të dhunshme dhe antidemokratike.

Konferencat për shtyp të personaliteteve kryesore janë bërë arenë e llojit të vet për përleshje me gazetarë dhe pikënisëse e presionit që, nëse nuk çon tek përrulja e kurrizit, tërheqja, autocenzura, mbindërtohet në një vistër të sulmeve të rrepta, jorallë shumë kërcënuese dhe të rrezikshme në pres caqet e liderëve politik.

Llojllojshmëria e ideve dhe çfarëdo rezistence ndaj barbarizimit të tërësishëm të vlerave civilizuese është armiku më i madh i personaliteve udhëheqëse politike, dhe ata bëjnë çmos që t’i prejnë ato që në rrënjë.

„Këto sulme shkatërrimtare ndaj gazetarëve i udhëheqin ata të cilët e personifikojnë jetën e këtushme politike … E komuniteti gazetaresk nuk reagon në mënyrë adekuate në çdo rast”, ka vlerësuar Vladimir Šušk, gazetar i BHTV.

Sipas evidencës së Asociacionit të BH Gazetarët 9BH Novinari), më së shumëti i ka sulmuar gazetarët dhe gazetaret Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe (Republika Srpska) dhe lider i Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur, një nga partitë më të fuqishme në Bosnjë-Hercegovinë.

Asociacioni ka regjistruar 18 sulme të Dodikut ndaj gazetarëve dhe mediave në BeH.

Nga ky numër, sipas fjalëve të sekretares së përgjithshme të Asociacionit BH Gazetarët, gazetares dhe aktivistes së shoqërisë civile,  Borka Rudić, gazetaret dhe aktivistet e shoqërisë civile tetë herë ishin cak i drejtpërdrejtë i sulmeve, shtatë herë ishin këto sulme institucionale kundër lirisë së mediave, si – ndalimi i qasjes në ngjarje publike, mosdhënia e akreditimit, vënia e mediave dhe gazetarëve në „listë të zezë”, sulmet mizigone dhe ofendimet në baza gjinore dhe nacionale.

„Veçanërisht i kemi theksuar ofendimet dhe kërcënimet e kryetarit ndaj gazetarëve në konferencat për shtyp në Pallatin e Republikës Serbe, kur vërtet brutalisht sulmoheshin gazetarët e televizonit federal, të gazetës „Oslobogjenje”, BN TV, N1 TV, agjencisë Beta… Disave prej tyre madje u është ndaluar hyrja në Pallatin e kryetarit”, nënvizon Rudić.

Një nga sulmet më dramatike, që ka pasur karakter rasist, morbid, arrogant, primitiv, mizigon, Dodik e bëri më 14 mars 2015, kur para një numri të madh  gazetarësh, e ofendi rëndë korrespodenten nga Banja Luka të së përditshmes me ndikim „Oslobodjenje”.

„Kur ju shikoj atëherë e kuptoj pse ju gjithmonë jeni negative. Meqë ju kurrë nuk mund të keni ndonjë gjë pozitive… Kuptohet, vini nga një media që është e tillë, nga një popull që është i tillë, meqë ju dëshironi ta bëni këtë qëllimisht”, kishte thënë atëbotë Dodik.

Gordana Katana është një ndër gazetarët më të sulmuar në rajon. Sulmet ndaj saj zgjasin në vazdhimësi me dhjetra vite dhe ajo ishte cak i të gjitha pushteteve, pra edhe i këtij sot – të Dodikut.

Ajo nuk ka mbajtur evidencë sa herë është sulmuar në mënyra të ndryshme në karrierën e saj.

„Unë i mbaj në mend vetëm rastet më të këqija, më ekstreme, diku atje nga vitet ’98-’99  kur të rinjtë… apo të rinjtë e SDS më vërsuleshin tmerrshëm dhe me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës, kërcënime se do të përfundoja si Željko Kopanja apo diç e ngjashme. Dhe, natyrisht këtë që e ka bërë kryetari i Republikës Serbe, duke me ofenduar vërtetë në çdo bazë, ishte e tmerrshme.

 Željko Kopanja, themelues dhe pronar i gazetës “Nezavisne novine” të Banja Llukës, ndaj të cilit ishte kryer atentat më 22 tetor 1999, pasi në atë gazetë ishin publikuar një varg tekstesh mbi krimet e luftës që kishin kryer formacionet paramilitare serbe. Nën veturën e tij ishte vendosur eksplozivi, ndërkohë që kryesit dhe urdhërdhënësit kurrë nuk ishin zbuluar. Ai kishte vdekur nga sulmi në zemër më 8 gusht 2006.

„Pra t’ju tregoj, duke ju falenderuar juve, u kam ndaluar të gjitha institucioneve të RS ta marrin të përditshmen tuaj, ‘Oslobogjenje’. Askush nuk e lexon fare,” i ka thënë Dodik Katanas në mars të vitit 2015.

Katana thekson faktin se problemet e gazetarëve me politikanët në Bosnjë-Hercegovinë fillojnë në momentin kur tentohet ndonjë vështrim më analitik i punës së tyre.

„Fatkeqësisht kjo është vetëm edhe një provë se tek ne nuk ekziston ajo që thuhet as niveli më esencial i zhvillimit të demokracisë, pluralizimit…” ka vlerësuar Katana.

Dimensioni i veçant i problemit të sulmeve ndaj gazetarëve në konferencat për shtyp është josolidariteti i kolegëve, që është një ndër arsyet kryesore të shpeshtësisë së sulmeve, forcës dhe joskrupulozitetit të tyre. Mu ky josolidaritet dhe jounitet është një ndër faktorët më të fuqishëm motivues të sulmuesve nga radhët e politikanëve.

„Nuk e kam problem që ata na sulmojnë. Problemi është se fare nuk ekziston ajo që quhet solidaritet gazetaresk, kështu që mungon reagimi”, ka theksuar Katana.

„Tentohet që në njëfarë mënyre të homogjenizohet komuniteti gazetaresk, dhe të theksohet nevoja që të gjithë duhet ta mbrojmë profesionin tonë…” ka thënë Vladimir Šušak, gazetar i BHTV.

„Mendoj se këtu dhe një kohë të gjatë nuk do të ketë solidaritet, në rend të parë meqë kolegët nga ato që quhen ‘mainstream media’, do të thotë mediat ‘nën kapuç’, me politikë të vetëdijshme apo të qëllimtë, kurrë nuk do të ngriten në mbrojtje të kolegëve të tyre, por mendoj se, në përgjithësi, solidariteti mes gazetarëve këtu është një fjalë që shumë rrallë dëgjohet”, konsideron Gordana Katana, gazetare e „Oslobogjenjes”.

Vlerësimi i Katanas është një pasqyrë reale e gjendjes e cila, si qëndrojnë punët, nuk do të ndryshojë edhe një kohë të gjatë në të mirë të demokracisë, shoqërisë së civilizuar, rrjedhimisht edhe në të mirë të gazetarëve.

Është fakt se kryetari i RS, apo cilido politikan tjetër që i ka sulmuar gazetarët në konferencat për shtyp, asnjëherë nuk është sanksionuar. E as që ndonjë institucion zyrtar – ombudsmenët, Qendra Gjinore e Qeverisë së RS, Kuvendi i RS, nuk e kanë dënuar një sjellje të tillë.

Mossanksionimi i sulmeve dhe i kërcënimeve ndaj gazetarëve, sipas fjalëve të Rudić-it, tek një numër i qytetarëve të BeH ka krijuar „pasqyrën publike” të sulmeve si sjellje që është krejtësisht në rregull, madje edhe shoqërisht e dëshirueshme.

Në anketën e kryer nga BH Gazetarët nga fillimi i vitit 2017, më 3 maj, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, madje 24,7 për qind e respodentëve në Republikën Serbe dhe gjashtë për qind të atyre nga Federata mendon se „gazetarët nganjëherë duhet rrahur”.