‘’Life Fitness Peja’’ një ndër palestrat me hapësirën më të madhe në vend, është hapur me 1 nëntor të vitit që lamë pas.

Përveç palestrës dhe aerobikut që zhvillohet në këto hapësira, e veçantë e ‘’Life Fitness Peja’’ është edhe pishina që gjendet brenda saj. Në këtë pishinë zhvillohen mësime të notit ku interesimi është mjaft i madh nga të rinjtë.

‘’Fitnesi është i hapur 6 ditë të javës nga ora 08-11:00, gjatë këtij orari secili aktivitet ka terminët e caktuara’’, tha trajneri i ‘’Life Fitness Peja’’, Jeton Luta.

Deri më tani kjo palestër regjistron mbi 300 klientë të cilët përvec aktiviteteve të sportit që zhvillojnë, kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe solariumet e saunat që gjenden aty.

life fitness

Ndërkaq çmimet janë të ndryshme, ato fillojnë nga 5 deri në 20 euro, varësisht çfarë aktivitetesh zgjedhin klientët.

‘’Unë ushtroj vazhdimisht në këtë palestër, por e shfrytëzoj edhe pishinën kohë pas kohe, sepse është një aktivitet mjaft çlodhës dhe relaksues për mua. Çmimet mendoj që janë shumë të arsyeshme dhe ja vlen të jesh pjesë e ‘’Life Fitness Peja’’, u shpreh Ylberi, një ndër klientët e rregullt të kësaj palestre.

Hapësira të tjera pritet të hapen së shpejti në këtë palestre, të cilat do ofrojnë të tjera aktivitete dhe kushte edhe më të mira për klientët.

/Albiana Shala – Vajzat ngrisin zërin/

logo