Qendra Mediale Beta (MBC), në partneritet me #BetaPress (Beograd), #KosovaLive (Prishtinë),#TelevizijaTelma (Shkup) dhe blogeri Slobodan Vasković (Banja Luka) fillon projektin SUPRO MEDIA.

Produksioni i projektit e ka një faqe të veçantë nëwww.beta.rs të titiulluar MBËSHTETJE MEDIAVE (ose SUPRO MEDIA). Krahas kësaj agjencia Beta do të distribuojë pa pagesë këtë produksion rrjetit të saj të shfrytëzuesve dhe publikut nëpër serviset e saj të lajmeve.Produksioni do të shpërndahet edhe në rrjetet sociale të Beta-s dhe në portalin Euroaktiv (www.euroactiv.rs) në gjuhën serbe dhe në atë angleze.

Organizata mediale KosovaLive do ta vendos produksionin në faqet e saj www.kosovalive.com dhewww.kosovalive.org, dhe pa pagesë do ta shpërndajë këtë në serviset e saj edhe përmes rrjeteve sociale, në gjuhën shqipe dhe angleze.

TV Telma do ta vendos produksionin nëwww.telma.mk në gjuhën maqedonase, e kur kjo bëhet e mundur edhe në gjuhën angleze.

Blogeri Slobodan Vasković do të vendos produksionin multimedial në gjuhën serbe në blogun e tij në http://www.slobodanvaskovic.blogspot.ba/

Ky produksion është mbështetur nga European Union Kosovo dhe është pjesë e programit “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, që realizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë si pjesë e projektit “Platforma rajonale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve të Ballkanit Perëndimor”: Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë, Asociacioni i Gazetarëve të BeH, Shoqata Gazetareske e Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Mediave e Malit të Zi.Safe Journalists