62afd159-ee3f-4d44-aae5-71da5de569a2

Çfarë është Mendimi Dizejnues?

Mendimi Dizejnues, definuar nga themeluesi i Institutit të Dizajnit Hasso Plattner në d.school në Stanford, është metedologji e përmbushjes së nevojave dhe dëshirave të njerëzve në një mënyrë të zbatueshme dhe strategjikisht të mundshme. Nocioni i empatisë është thelbi i procesit të mendimit dizejnues. Kjo bën që metodologjija e mendimit dizejnues të ketë një qasje shumë humane ndaj zgjidhjes së problemeve njerëzore. Ajo mund të adaptohet dhe përdoret në shumë mënyra dhe skenarë të ndryshëm për të përmbushur ndonjë nevojë në shoqëri – qoftë sociale, politike, teknologjike, ambientale apo edhe vet ndërrmarrëse.

Metoda e mendimit dizejnues përdoret nga kompania e famshme “IDEO” për të krijuar produkte të kapshme të cilat përmbushin ndonjë nevojë për të zgjidhur ndonjë problem në shoqëri. Tani, metodologjija inovative është duke u përdor gjerësisht në të gjitha fushat njëlloj – nga ndërmarrës social, biznismen, regjisorë, e deri tek lider të organizatave jo fitimprurëse – për të ngjallur inovacion apo për të zgjidhur probleme mbrenda organizatave dhe shoqërive në tërësi.

Metodologjija e mendimit dizejnues është mënyrë shumë e nevojshme për gjenerimin e ideve në Kosovë, dhe mund t’i ndihmojë vendit të inovoj zgjidhje për të menaxhuar problemet shoqërore dhe ambientale të saj, të riorganizojë ekonominë dhe të zvogëloj nivelin marramendës të papunësisë tek të rinjët.
Spjegimi i Punëtorisë

Gjatë punëtorisë së mendimit dizejnues, pjesëmarrësit do të njoftohen me procesin pesë hapësh të d.school: empatisë, definimit, ideimit, prototipimit,dhe testimit të zgjidhjes. Në mendimin dizejnues, secili hap ka 2-3 nënhapa. Nga këto, prototimi dhe testimi janë më të gjatat. Sesioni do të fillojë me një meditim me muzikë qetësuese. Pas secilit hap do të kemi një pauzë të shkurtë për pjesëmarrësitë, gjatë së cilit pjesëmarrësit mund të pushojnë apo të meditojnë.

Pas gjenerimit të disa ideve, ne do të vazhdojmë në procesin e iterimit, i cili është njëri nga karakteristikat më unike të procesit të mendimit dizejnues dhe njëherish ai i cili e dallon nga proceset e tjera të gjenerimit të ideve. Gjatë iterimit, pjesëmarrësit do të selektojnë idetë më premtuese dhe të ridizejnojnë ato për të rritur efiktivitetin dhe aftësinë e tyre për tu implementuar.

Pas përfundimit të procesit, pjesëmarrësit do të inkurajohen që të gjejnë mbështetje tek institucionet lokale dhe ndërkombëtare për të sjell zgjidhjet e tyre në jetë për një Kosovë më të mirë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë nga moshat 18-32 vjet

Data e fundit për aplikim është 16 Korrik, 2016. Ora 23:59.

Pjesëmarrësit do të selektohen në bazë të aplikacionit dhe do të njoftohen përmes e-mail-it 1-2 javë pas përfundimit të aplikimit.

Punëtoria do të mbahet në gjuhën shqipe.

https://docs.google.com/forms/d/1_nvOX3_OrV5Gh_jJkbOz05BDQ4yrI_rGh6b71xV0Gv4/vie