serbia dhe kosova negociojne

 

Raportet e padefinuara të Serbisë dhe Kosovës pamundësojnë bashkëpunimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo më së shumëti i shkon për shtati kriminelëve në të dy anët të cilët i shmangen ndëshkimit – nis për kontrabandë deri te veprat e rënda penale sikur vrasje dhe terrorizëm.

Shkruajnë: Ivana Jeremić, Anđela Milivojević (CINS)

Gavric

Automobili i Slobodan Gavrić në Prishtinë me të cilin bartte eksploziv (Foto: Fonet)

Në orët e vona të 25 dhjetorit 2014, Policia e Kosovës në Prishtinë arrestoi Slobodan Gavrić me dyshimin se është i përzier në përgatitjen e sulmit terrorist. Tek inspektori i veterinarisë, atëbotë të punësuar në MInistrinë e Bujqësisë së ambientit jetësor të Serbisë, është gjetur rreth 12,5 kilogramë eksploziv.

Gavrić atë ditë hyri në Kosovë përmes kalimit administrativ Jarinje, ku policia ia kontrolloi dokumentacionin por jo edhe automjetin në të cilin, siç u vërtetua më vonë, gjendej eksplozivi ushtarak. Më pastaj me automjetin e tij ai transportoi 25 pajime eksplozive, të paketuara në qese najlloni. Sipas pohimeve në aktakuzë, eksplozivin e kishte marrë në Beograd mu para arrestimit.

Gavrić po gjykohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e sipas pohimeve nga aktakuza të Zyres të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai ka mohuar pjesëmarrjen në përgatitjen e aktit terrorist. Puna e tij, për të cilën i janë premtuar 5.000 euro, ishte sjellja e eksplozivit.

Ky ishte tentimi i tretë që eksplozivi t’i shitet blerësit me çmim prej rreth 1.500 euro për kilogramë – dy të parat kishin dështuar për shkak të problemeve në komunikim gjatë pranim-dorëzimit të eksplozivit në Prishtinë. Komunikimi ishte vështirësuar shkaku i mosekzistimit të sinjalit të operatorëve mobil telefonik serb në territorin e Kosovës. Sipas dëshmisë së Gavrić, ai pesë here me radhë kishte kaluar kufirin mes dy teritoreve, gjithë kohën duke bartur eksploziv.

Institucionet e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë problem telekomunikativ sikur Gavrić, mirëpo bashkëpunimi mes dy palëve ka munguar – Prokuroria Speciale e Kosovës kështu nuk arriti që deri në fund të hetojë se nga e kishte Gavrić eksplozivin, me çfarë qëllimi e kishte transportuar në Prishtinë dhe cilët persona nga Serbia dhe Kosova janë të përzier në këtë rast.

Gavric - Tanjug

Slobodan Gavrić në gjykimin në Gjykatën Themelore në Prishtinës (foto: print screen Tanjug/RTK2)

Prokuroria Speiciale e Kosovës në janar 2015, përmes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës i drejtoi një ftesë zyrtare Serbisë për bashkëpunim të drejtpëdrejtë në mënyrë që ta zgjidhin këtë rast. Meqë institucionet serbe refuzojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës, kërkesën për marrjen e informatave që i posedonin organet hetimore kosovare ia drejtuam Misionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimi Evropian në Kosovë (EULEX). Kjo nuk i përgjigjej palës kosovare – Prokurori insistonte në bashkëpunimin e drejpërdrejtë kështu që në nuk u iu përgjigjën kësaj lutjeje të ministrisë serbe.

Drita Hajdari, prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, thotë se me këmbimin e provave në mënyrë indirekte nuk mund të kryhet një hetim i suksesshëm, meqë ky veprim do të ishte “I padobishëm, do të merrte shumë kohë, e krahas kësaj mund të dëmtojë sekrecinë e procedurës hetimore, nga i cili në fund të ditës mund të përfitojnë vetëm kriminelët.”

Serbia po ashtu mbeti pa informata të vlefshme për sigurinë e qytetarëve të vet – Gavrić ka pranuar se eksplozivin shkatërrues disa herë e kishte bartur nga Beogradi deri në Prishtinë dhe anasjelltas derisa më në fund nuk ishte arrestuar. Institucuonet serbe kësisoj kishin humbur rastin që të kenë informatë për vet arrestimin, mënyrën se si ishte zbuluar eksploziv, deklaratën e të akuzuarit sikur edhe për rezultatet e ekspertizës së eksplozivit.

Mungesa e bashkëpunimit mes dy palëve më së shumëti i shkon për shtati zhvillimit të krimit të organizuar. Pos që ngadalëson proceset gjyqësore dhe hetimore, sjellë edhe problemet që të dyja palët i kanë me të arratisurit dhe kontrabanduesit, shumë nga të cilët kanë gjetur shpëtim në Kosovë dhe në jug të Serbisë.

Zonat e sigurta për të arratisurit

Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008, e negociatat rrreth normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës kanë filluar në mars të vitit 2001, që ishte kusht për vazhdimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE). Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit më 2013, me çka filloi dialogu politik i të dy palëve.

Vija administrative me Kosovën, e gjatë 382 kilometra, në Serbi edhe tutje konsiderohet kufi shtetëror, por nga fillimi i negociatave deri më sot, është vendosur kontrolli kufitar në të dy anët në dy pikëkalime – Jarinje dhe Bërnjak – ku vlen procedura sikur në të gjitha pikëkalimet kufitare. Në prill të këtij viti është paralajmëruar hapja edhe e pikëkalimeve Banjska dhe në komunën e Zveçanit.

Ekzistojnë edhe shumë kalime alternative, respektivisht ilegale. Vendasit i shfrytëzojnë përditë – përmes tyre i vizitojnë pronat e tyre dhe qarkullojnë rrugës më të shpëjtë deri te fshatrat e tjerë, pa pritur në pikëkalimet zyrtare. Këto pikëkalime janë poashtu pjesë e rutës së të arratisurve dhe kontrabanduesve të cilët nga një terrritor mund të hyjnë në tjetrin, e për këtë të mos ekzistojë kurrfarë prove e shkruar.

Meqë mes Serbisë dhe Kosovës nuk ekziston marrëveshja mbi estradimin, praktikisht është e pamundur që një pale apo tjetra t’i dorëzojnë personat që gjenden në fletëkërkim.

adriatik stavileci

Me një fjalë, do të thosha se kontrabanda nuk është etnikisht e ndarë – Adriatik Stavileci, zëdhënës i Drejtorisë së Doganave të Kosovës

Kur i dyshuari në Serbi gjendet në fletëkërkim, ai mund të arrestohet në territorin e Kosovës ku mund t’i shqiptohet paraburgimi deri 40 ditë. Nëse në këtë afat autoritetet serbe nuk dërgojnë kërkesë zyrtare për dorëzim, i arrestuari lëshohet në liri.

Duke pasur parasysh se autoritetet serbe nuk e pranojnë Kosovoën si shtet të pavarur, komunikimi i drejtpërdrejtë me policingë nuk është I mundur, kështu që të arratisurit nga ligji lirisht mund të qëndrojnë në Kosovë deri në vjetërsimin e procedurave që udhëhiqen kundër tyre.

Në fillim të vititi 2015, policia ishte në kërkim të Bojan Božović-it, ish gazetarit të Tanjug-ut, për kinse posedim të përmbajtjes pornografike të të miturve. Ai më parë ishte dënuar në Serbi me tri vjet burgim për pedofili, por ishte liruar më heret. Meqë jeton në Zubin Potok, ai ka mbetur i paprekshëm për autoritetet serbe.

Mediat viteve të fundit kanë shkruar edhe për rastin e Leme Xhemës, ish drejtoreshës së Post-Telekomit të Kosovës, e cila më 2008 ishte dënuar me tri vjet burg për korrupcion. Ajo arriti t’i shmanget burgut, meqë para shqiptimit të dënimit të plotëfuqishëm, më 2011 shkoi në vendlindjen e saj në Medvegjë, që gjendet në Serbi, ku policia kosovare nuk ka kompetenca.

Pas saj u shpall fletëkërkimi i Interpolit, por po ta kishte arresuar në ndërkohë MUP-i i Serbisë, ajo do të duhej t’I dorëzohej Kosovës. Xhema për një periudhë të shkurtër ishte edhe ndihmëse e kryetarit të komunës së Medvegjës, gjatë vitit 2013. Procedura gjyqësore kundër Xhemës është vjetëruar në maj të vitit 2014, e në shtator të atij viti ajo ishte kandidate në zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë.

Në pyetjen e Qendrës për Gazetari Hulmtuese të Serbisë (Centar za istraživačko novinarstvo Srbije – CINS) si të sillen para drejtësisë personat për të cilët dyshohet se fshihen në teritorin e Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë në Serbi thonë se e vetmja mënyrë e mundshme aktualisht për ta është përmes EULEX-it.

Interpoli si ndërmjetës

Në Policinë e Kosovës thonë se me policingë serbe bashkëpunojnë edhe përmes Zyres së Interpolit në Prishtinë (UNMIK). Theksojnë se gjatë vitit 2015 dy serbë janë arrestar sipas fletkërkesës së Interpolit që e kishte shpallur Serbia – njëri është liruar, ndërkohë që tjetri i është dorëzuar policisë serbe.

Sipas të dhënave nga plani akcional të Kaptinës 24 në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE gjatë vitit 2014, policia serbe dhe ajo kosovare përmes Interpolit kanë këmbyer 970 informata, kryesisht për hetimet që kanë të bëjnë me falsifikimin e patentshoferëve dhe lejeve të qarkullimi, vjedhjen e automjeterve dhe përcaktimin e indentitetit.

Depolitizimi

Depolitizimi i çështjes së basahkëpunimit policior në masë të madhe do të shtonte sigurinë e qytetarëve.

Polica serbe dhe ajo kosovare nganjëherë arrijnë të gjejnë edhe mënyra kreative për bashkëpunim ashtu që të arriturit t’i sjellin para ligjit.

Një shembull i tillë ndodhi në maj të vitit 2013, kur Filip Vilotijević dhe Vukašin Cmiljanić iu shmangën arrestimit gjatë hetimit për vrasjen e një vajze në klubin Just Vanilla në Beograd. Ata arritën të ikën duke shfrytëzuar pikëkalimet altnernative nga Kosova. Për këtë u ndihmoi Liridoni, djali I Naser Kelmendit, i cili aktualisht gjykohet në Prishtinë për vrasje dhe organizim të kontrabandës së heroinit që në Kosovë arrin nga Shqipëria dhe Turqia, prej nga më pastaj shpërndahet në vendet e Eropës Perëndimore.

Polica e Kosovës nuk ka marrë kurrfarë të dhënash mbi vrasjen në Beograd, por dy të rinjtë i kishte arrestuar meqë nuk kishin dokumente personale. Pas arrestimit, tek njëri është gjetur marihuana. Së shpejti pasuan kontakte joformale me palën serbe dhe u organizua dorëzimi i të dyshuarve ashtu që u sollën në një pikëkalimin  me Serbinë, për të cilin më parë ishin marrë vesh, dhe u liruan. Nga ana tjetër i ka papritur policia serbe.

“Ky rast tregon se çfarë mund të prodhojë bashkëpunimi i mirë, një luftë e suksesshme kundër shkeljes së ligjit”, thotë Bojan Elke, hulumtues i Qendrës për Poliitika të Sigurisë në Beograd (Beogradski centar za bezbednosnu politiku – BCBP).

Ai megjithatë shpjegon se për shkak të këmbimit të pamjaftueshëm të informatave në rajonin e Mitrovicës, policia kosovare nuk mund të kontrollojë se kush hyn e kysh del në veri të Kosovës. Sipas fjalëve të tij, depolitizimi i çështjes së bashkëpunimit policor në masë të madhe do ta avanconte sigurinë e qytetarëve.

BCBP tash së voni publikoi hulumtimin mbi bashkëpunimin policor të Serbisë dhe Kosovës. Sipas të gjeturave të hulumtimit “mungesa e bashkëpunimit mes organeve serbe dhe kosovare të drejtësisë, krijon situateë të volitshme për forma të ndryshme të aktiviteteve tejkufitare kriminale, si për contrabandë dhe tregti me mallra të paligjshme ashtu edhe për vepra më të lehta penale”.

Me shleperë nëpër rrugicat e fshatrave

Reporterët e CINS-i i vizituan pikëkalimin alternativ Batnjik-Tresava te Rashka. Rrugës së fshatit që çon nga Kosova nga drejtimi i Rashkës mezi kanë kaluar me veturë që, sikur edhe automjetet e tjera që i kanë hasur, nuk janë të përshtatura për qarkullim nëpër vise kodrinore. Shumë përpjetëza të rrëpishme dhe një rrugë e ngushtë gjarpërore e bënin vozitjen shumë të pakëndshme. Kamionët të cilët banorët e fshatit Mërmonje i shohin përditë, mezi arrijnë të kalojnë. Vendasit nuk kanë dashur të flasin zyrtarisht me gazetarët, por kanë shpjeguar se rruga më së shumëti shfrytëzohet pas muzgut për contrabandë. Siç pohohet, andejpari shpesh kalojnë kamionët me rimorkio të dyfishtë, madje edhe ato me regjistrime të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Sipas fjalëve të tyre, problemi më i madh është që automjetet e mëdha dëmtojnë rrugën, çka i pamundëson që të lëvizin jasht fshatrave, dimrit dhe kur bie shi. Prapë pohojnë se nganjëherë edhe vet kontrabanduesit i riparojnë rrugët me qëllim që vetes t’ia lehtësojnë punën.

Polica dhe xhandermaria bashkërisht patrullojnë në këtë rajon. Megjithatë, vendasit thonë se ka njerëz që kujdestarojnë dhe lajmërohen kur bëhet kontrolli. Gazetarëve të CINS-it i është thënë se në disa raste vëzhguesit në këtë mënyrë përfitojnë nga 10 euro për një vëzhgim, ndërkohë që kontrabanduesit për transport marrin nga 100 euro.

Gjatë vozitjes rrugës alternative nga Rashka deri në Kosovë gazetarët e CINS-it kanë hasur në ndonjë shikim kurioz apo edhe të rreptë nga veturat që kalonin, por jo edhe në patrullën e policisë.

Rruga alternative

Rruga alternative mes Serbisë dhe Kosovës, te Rashka (foto: CINS)

Përmes kësaj rruge alternative dy banorë të Novi Pazarit vjet tentuan të kontrabandojnë katër tonelata të pemëve tropikale në vlerë gjysmë millionë dinarë. Me fletëparaqitjen penale kundër tyre është bërë edhe fletëparaqitja për kalimin kundërligjor të vijës administrative.

Deri në mars të vitit 2015 në fuqi ishte Vendimi i Qeverisë së Serbisë e cila ka tentuar të zgjidh çështjen politike të kufirit me Kosovën me vendosjen e vijës administrative – çdo kalim i palajmëruar nëpër pikëkalimin alternativ është sanksionuar me dënim në të holla para gjykatës për kundërvjatje. Kështu Gjykata për Kundërvajtje në Rashkë ka shumë raste në të cilat qytetarët janë dënuar shkaku i kalimit ilegal dhe tranportimit të llojeve të ndryshme të mallrave – nis prej ushqimit deri te cigaret.

Sivjet, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushteutese këtë vendim, kështu që dënimi për kalimin e vijës administrative është ndërprerë. Në përpjekje të pengimit të contrabandës, pikëkalimet edhe tutje i mbikëqyrin policia dhe xhandermeria kompetente për atë rajon.

Në strategjinë për luftë kundër krimit të organizuar të Kosovës shkruan se për shkak të problemeve me kontrollim efikas të kufirit, grupet kriminale, serbe, shqiptare dhe boshnjake arrijnë që përmes rrugëve alternative të organizojnë “të gjithë llojet e kontrabandës, tregtinë me narkotikë, tregtinë me armë dhe njerëz”.

Kontrabanda pa kufij

Bashkëpunimi i drejtpëdrejtë mes policisë së Serbisë dhe Kosovës është zbatuar vetëm në nivel të policisë kufitare, në bazë të Marrëveshjes mbi Menaxhimin e Integraur të Kufijve që është në fuqi nga fundi i vitit 2013. Marrëveshja nënkupton takimet e rregullta të pjesëtarëve të policisë kufitare të Serbisë dhe Kosovës, në praninë e EULEX-it.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Drejtorisë së Doganave të Kosovë ka thënë për CINS se që nga nënshkrimi i Marrëveshjes është shënuar rënie e kontrabandës dhe se më heret sasi të mëdha të mallrave kanë arritur në Kosovë nga Serbia dhe anasjelltas, pa doganë.

Kamionet

Kamioni për kontrabandimin e vajit për ngrohje, cisterna e fshehur me duhan, nën ceradë, në deponë e Drejtorisë së Doganave për rajonin e Mitrovicës.

“Në vitin e parë, 2014, kemi mbledhur rreth dy e tre millionë. Filloi ngadalë, por sot kjo është rreth gjashtë e shtatë millionë euro në vit që paguhen në dy pikëkalimet në veri (Jarinje dhe Brnjak”),thotë Stavileci.

Nga doganat theksojnë se kontrabandohet malli i cili në atë moment është ekonomikisht i shpagueshëm. Më së shpeshti është ky mall me akciza të larta: karburant – dizeli, benzina, cigaret, por edhe mjetet për higjienë të brendeve të njohura e të shtrenjta.

Në rajonin e Mitrovicës, që mbulon edhe veriun e Kosovës, ku kryesisht jetojnë serbët, malli dominues për contrabandë është vaji për ngrohje. Në deponë e doganave në Mitrovicë gjenden dhjetra kamionë, të të mëdhenj e të vegjël, kombi madje edhe automjete udhëtarësh  të adaptuara për kontravbnadë.

“Këto janë kamionë më të vegjël me cisterna, fuçi, kamionet me bunkerë. Ka aty edhe bunker të mëdhenj nën ceradë, për mbi 10 mijë litra” thotë Bashkim Arifi, drejtor i Doganës për rajonin e Mitrovicës.

Drejtoria e Doganës së Serbisë gjatë kontrollit të rregullt shpesh zbulon mallin e kontrabanduar me origjinë nga Kosovoa, si cigare dhe duhan, veshmbathje. Konfiskimi i fundit ishte më 28 tetor kur në rrugën Davidovc-Vranje u ndalua një person me 100 kilogramë duhan të paketuar në dhjetë qese, pa kurrfarë dokumentacioni.

Drejtoria e Doganave të Serbisë nuk i ka dhënë CINS-it të dhënat mbi mallin e kontrabanduar nga teritori i Kosovës në territorin e Serbisë as dy javë pas dërgimit të pyetjeve, As MUP-i i Serbisë nuk ka dashur të bisedojë me gazetarët e CINS-it lidhur me këtë temë.

Nga ana tjetër, duket se nuk ka kurrfarë problemi në bashkëpunimin mes kriminelëve serbë dhe shqiptarë.

“Me një fjali, do të thoshsa se kontrabanda nuk është etnikisht e ndarë”, përfundon Stavileci.