KosovaLive funksionon si nxitës i ndryshimit pozitiv shoqëror përmes ofrimit të informacionit dhe edukimit për publikun, rritjes së aftësive profesionale të të rinjve, duke u fokusuar në ndërmarrësinë sociale, fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të vajzave dhe grave.

Fushat e Angazhimit

  • Informimi dhe edukimi i publikut përmes medias
  • Zhvillimi i aftësive të punësimit përmes trajnimit në industritë kreative dhe mediatike
  • Zhvillimi i ndërmarrësisë sociale dhe të të menduarit e dizajnit, veçanërisht në industrinë e medias.
  • Fuqizimi Ekonomik dhe Shoqëror i vajzave dhe grave (barazia gjinore dhe seksuale)

Për të përmbushur qëllimin e saj, organizata angazhohet por nuk kufizohet në aktivitetet në vijim: Informimi, angazhimi/pjesëmarrja e qytetarëve, Demokratizimi, Edukimi/ Trajnimi dhe Barazia Gjinore.