KosovaLive fton të rinjët/rejat e shkollës mesme dhe universitetit, të marrin pjesë në konferencën “18 Vjeçarët Vendosin Për të Ardhmen” (18 and Determining the Future).

Konferenca është e hapur për djemt dhe vajzat e moshave 15-18 vjet nga e gjithë Kosova.

Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve/rejave në diskursin publik, në komunitet dhe në procesin elektoral.

Gjatë konferencës parashihet të mbahen:

*Panel Diskutimi me:
Brikena Avdyli,
Albesa Aliu,
Moderimi do të bëhet nga: Annea Hapciu (KosovaLive)

*Prezantim i Hulumtimit me të Rinjët: Vesa Prapashtica dhe Annea Hapciu
*Aktivitet me Pjesëmarrësit

Konferenca do të mbahet me:

Datën – 21 Shkurt 2017, nga ora 10:00-12:00 (Kokteji nga ora 12:00-13:00)
Vendin – KosovaLive (Rr.Garibaldi, Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtinë, Kosovë, 10 000, afër “Dicka po Zihet”, mbi Gazetën Zëri).

Kjo konferencë mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Plotësoni formularin këtu: https://goo.gl/forms/vJB8miO6RdJwOezx2