KosovaLive është fokusuar në hartimin dhe zbatimin e programeve që adresojnë pabarazinë gjinore në terren.

Ne punojmë drejtpërdrejt me vajzat dhe gratë e reja për të siguruar përfshirjen e tyre të menjëhershme në diskursin publik, në media, në komunitetet e tyre, në procesin zgjedhor, përfshirjen në tregun e punës dhe ekonominë e përgjithshme.

KosovaLive ka synuar gjetjen e zgjidhjeve për të adresuar saktësisht problemet që pengojnë integrimin e suksesshëm të vajzave në shoqëri dhe grave të reja në fuqinë punëtore.

KosovaLive ka punuar me Agjencinë për Barazi Gjinore, Komunën e Prishtinës, UN Women, UNICEF, Ambasadën e Suedisë, Ambasadën Amerikane dhe partnerë të tjerë për të ndërtuar aftësitë e kërkuara në tregun për punësim në mesin e grave të reja, të përfshijë zërat e tyre në mediat lokale dhe ndërkombëtare dhe hartimin e bazave të të dhënave për monitorim efektiv të viktimave të abuzimit në familje.