KosovaLive është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2000, si agjencia e parë e pavarur e lajme në Kosovë. Përveç ofrimit të shërbimeve si agjenci e lajmeve, KosovaLive ka punuar me një numër të madh të institucioneve në Kosovë, me të cilat ka implementuar një numër të madh të projekteve, specifikisht në zhvillimin e demokracisë dhe përgjegjësisë në institucione, fuqizimit të grave dhe vajzave, dhe të ndërtimit të kapaciteteve të mbi 300 të rinjëve. Me zgjerimin e aktiviteteve të saj, misioni i KosovaLive ka evolvuar dhe është adaptuar të reflektoj punën e saj. Qëllimi i organizatës është të angazhohet në aktivitete për ndryshime pozitive në shoqëri, duke informuar dhe edukuar publikun, duke ngritur kapacitete profesionale të të rinjëve përmes ndërmarrësisë sociale si dhe fuke duqizuar ekonomikisht gratë dhe vajzat.

Si vullnetar/e në KosovaLive, ju mund t’i keni këto detyra:

  • Asistoni në organizimin e punëtorive falas
  • Asistoni në organizimin e ngjarjeve për komunitet
  • Asistoni në promovimin e byrosë së vajzave GlobalGirl Media Kosova
  • Ndihmoni vajzat gjatë udhëtimit në prodhimin e videove dhe artikujve

Benefitet e të qenit vullnetar/e në KosovaLive:

  • Kaloni kohë në një komunitet shumë të shoqëruar
  • Mësoni si të punoni në një ambient profesional
  • Jeni të parët të njoftoheni me mundësi për angazhim në praktikë
  • Njoftohuni me thirrjet për punë në KosovaLive
  • Keni qasje tek punëtoritë edukative
  • Merrni lirime në çertifikime profesionale të cilat KosovaLive planifikon t’i fillojë
  • Mësoni nga profesionist të nderuar ndërkombëtarisht

Call for Volunteers Form