Kjo punëtori i dedikohet vajzave dhe grave (femrave) në fushën e mediave të cilat synojnë zhvillimin dhe përforcimin e aftësive të komunikimit efektiv, imazhit personal, të folurit në publik dhe krijimit të brendingut personal për avancim në karrierë.

Përmes kësaj punëtorie pjësmarrëset do të vetëdijësohen se si mund të krijojnë përshtypje të parë të mirë duke rritur sigurinë dhe vetbesimin e tyre, si te përdorin komunikimin jo-verbal dhe zërin në mënyrë sa më efektive; dhe si ta prezantojnë vetën, punën/shërbimin e tyre në mënyrë sa më të fuqishme gjatë bashkëveprimit të tyre me të tjerët.

Punëtoria përfshinë edhe këshilla se si të menaxhojmë stresin para paraqitjeve publike, prezantimeve, apo takimeve të rëndësishme; si dhe mënyrat dhe teknikat e përgatitjes sa më të mirë për të folurit në publik.

Në fund të kësaj punetorie, pjesëmarrëset do të jenë të vetëdijësuara më tepër për mënyrën dhe llojet e komunikimit, përdorimin efektiv të gjesteve para kamerave, dhe rëndësinë e krijimit dhe përforcimit të imazhit personal si mjet i fuqishëm për brending personal.

Biletat mund t’i merrni në EventBride:https://www.facebook.com/events/188649465393779/

Ju lusim te plotesoni edhe kete formular nese jeni te interesuara te merrni pjese: https://docs.google.com/…/1Pz8kjVSOWi9gbXvJkiJEU1S…/edit