Ne ndodhemi në kompleksin e medias në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Ajo që dikur ishte përdorur për të strehuar gazetën e parë shqiptare Rilindja, tani është ndërtesa e qeverisë dhe ne jemi pranë saj

.

Dhoma jonë e madhe e konferencave, e cila mund të strehojë deri në 60 njerëz me vende për tu ulur, është një vend tërheqës për mbajtjen e debateve, konferencave, shfaqjeve dhe tubimeve të shoqërisë civile.

Salla e konferencave është shumë atraktive dhe e përshtatshme për ekspozita të artit. Aktualisht vepra të artit grafik dhe fotografik janë ekspozuar nga artistë lokalë. Artistët e fundit janë: Naim Shala (fotografi), Vesa Govorri (Piktura) dhe Mjellma Hapciu (Art Grafik).

Hapësira jonë funksionale është në dispozicion për t’u lëshuar me qira dhe ideale për çdo ngjarje që dëshironi të mbani. Tani pranojmë rezervime! Ju lutemi na kontaktoni në: social@kosovalive.org