Organizata KosovaLive

E themeluar në Prishtinë, pas luftës së viteve 1999-2000, si rezultat i rritjes së nevojës për një agjenci të pavarur të lajmeve për t’i shërbyer medias lokale dhe ndërkombëtare, KosovaLive është transformuar por duke i mbajtur rrënjët e saj të paprekura.

“Kur agjencia e pavarur e lajmeve KosovaLive u lansua tetorin e kaluar, askush nuk ishte i sigurtë nëse do të mbijetonte. Tani, dhjetë muaj më vonë, problemi- nëse mund të quhet kështu- është se në publikimet lokale ka shumë përmbajtje nga KosovaLive, jo shumë pak. Gazetat mbushin faqe të tëra me storie të KosovaLive, dhe disa vëzhgues kanë filluar të pyesin veten nëse përmbajtja e KosovaLive po i mban gazetat më të dobëta gjallë. Për shumë radio stacione, KosovaLive është burimi i vetëm i lajmeve. “Të tilla janë barrat e suksesit”- Terry FitzPatrick, 2001 (Terry FitzPatrick ishte këshilltar i gazetarisë në KosovaLive, mbështetur nga Programi Profesional i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Shikoni: http://www.fitzpatrickmedia.com/

Pas një dekade të krijimit të reputacionit si një subjekt i besueshëm, i paanshëm dhe cilësor i burimit të informacionit, KosovaLive ka pasuruar shërbimet e saj dhe tani ofron trajnime edukative për gazetari; ka një sektor të publikimeve online për studime; dhe organizon aktivitete dhe ngjarje që kanë si synim përparimin e shoqërisë.

“Ne zgjodhëm të krijonim një program veror në Kosovë kryesisht sepse e dinim që KosovaLive është vërtet një agjenci e pavarur e lajmeve dhe se studentët tanë do të ishin në një ambient me standarde të larta profesionale dhe etikë gazetareske.”- Ed Arnone, gazetar me 25 vjet përvojë si reporter dhe redaktor në gazetat ditore në Shtetet e Bashkuara, tani profesor i gazetarisë në Universitetin e Majamit, Oxford Ohio.

Themeluar nga Afërdita Saraçini-Kelmendi, pronare e një prej stacioneve kryesore televizive në Kosovë. RTV 21,  Blerim Shala, ish gazetar dhe botues/pronar i një prej gazetave kryesore ditore në Kosovë-Zëri, nënkryetar aktual i partisë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Daut Dauti, publicist, Akan Ismaili, ish kryeshef ekzekutiv i IPKO-s, ofruesi kryesor i internetit/telefonit mobil në Kosovë, ambasador aktual i Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe Kelmend Hapçiu, menaxher i medias, redaktor, kolumnist dhe përkthyes, me 30 vjet përvojë gazetareske, i cili prej atëherë ka qenë drejtor/ kryeredaktor i agjencisë së lajmeve KosovaLive.

Ne në KosovaLive besojmë se qëllimi i medias, përveç se të informojë është edhe të edukojë. Prandaj, ne e fokusojmë punën tonë në shërbimin e lajmeve të paanshme dhe të drejtpërdrejta për kosovarin e zakonshëm, inkurajimin e hulumtimeve dhe dhënies së mundësisë për studentët që të botojnë dhe prezantojnë studimet në selinë tonë me qëllim që të pasurojmë rezervat e njohurive të përgjithshme rreth Kosovës; dhe mbajtjen e evenimenteve që fokusohen në zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik mes kosovarëve të zakonshëm.