Një projekt i përbashkët i zbatuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore – CRDSEE, Selanik, Greqi, agjencia e lajmeve KosovaLive – Prishtinë, Kosovë, agjencia e lajmeve Beta, Beograd.

Ambicia ishte të krijohej një dritare për krijimin e një kulture të dialogut, diçka që shqiptarëve dhe serbëve u ka munguar shumë në ballafaqimin me njëri-tjetrin në dy dekadat e fundit.

Rezultatet: Iniciativa e projektit parapriu dialogun aktual të ndërmjetësuar nga nivelet më të larta të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Serbisë në kohën kur dy komunitetet kishin pak ose aspak komunikim.

Shikoni: www.kosovakosovo.org për më shumë informacion.

Në janar të vitit 2005, Qendra e Medias Beta, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) dhe KosovaLive filluan një projekt novator, aq kompleks sa për të pasur një emër që nuk thotë shumë: Forumi Shqiptar-Serb i Shkëmbimit të Informacionit (www.kosovakosovo.com). Qëllimi ishte të krijohej një faqe interneti e pavarur, e saktë, e balancuar dhe e paanshme, falas, e cila do të ofronte lajme dhe opinione për Kosovën dhe të gjitha problemet që lidhen me to, duke mbledhur së bashku dy grupe të gazetarëve profesionistë të kualifikuar nga Beogradi dhe Prishtina.

Faqja e internetit është në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Gjëja tjetër ishte ambicia jonë për të krijuar një dritare për krijimin e një kulture të dialogut, diçka që shqiptarëve dhe serbëve u ka munguar shumë në ballafaqimin me njëri-tjetrin në dy dekadat e fundit. Ne poashtu dëshiruam të sigurojmë disa hulumtime serioze e të thella mbi qëndrimet e popullatës në përgjithësi, për të dëgjuar dhe për të publikuar se si njeriu i zakonshëm në rrugë – njëjtë si shqiptar apo serb – e sheh “tjetrin” dhe si ai / ajo e sheh të kaluarën dhe më e rëndësishmja të ardhmen.

Së fundmi, kishim ambicie për të shkuar përtej hapësirës kibernetike, për të marrë sa më shumë ribotime dhe transmetime të materialit tonë të botuar në mediat shqiptare dhe serbe, për të organizuar takime dhe për të mbledhur gazetarët nga të dy anët. Të punojmë së bashku për të arritur atë që çdo gazetar i dedikuar e sheh si detyrën e tij më të madhe – të shkruaj për të vërtetën, jo për njërën anë ose tjetrën.