Në fund të projektit “SUPRO MEDIA – Mbështetje avokimit dhe mbrojtjes së lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, organizata mediale KosovaLive dhe Qendra Mediale Beta mbajtën konferencën për shtyp ku u prezantuan rezultatet e këtij projekti.

Pjesëmarrësit e kësaj konference, Marija Divitarova, Zorica Filipovic, Zlata Kures, Kelmend Hapçiu, Vjoleta Obroshi, e të tjerët, diskutuan për rezultatet e këtij projekti dhe për gjendjen e mediave në rajon në përgjithësi. U tha se “SUPRO MEDIA” si projekt ka kapacitet të vazhdohet edhe zhvillohet edhe më tej., shkruan zeri.info.

Kelmend Hapçiu, themelues dhe drejtor ekzekutiv i KosovaLive tha se gazetarët e rajonit e ndajnë të njëjtin fat dhe punojnë në të njëjtat rrethana.

“Mediat me sukses e kanë realizuar bashkëpunimin rajonal si ne fushën tematike përmbajtjesore nuk kemi pasur kurrfarë problemesh dhe kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Produksioni ka dëshmuar se pa marrë parasysh dallimet në vendet ku është realizuar projekti, ndajmë përvojat e ngjashme apo të njëjta dhe fatin e njëjtë, gjegjësisht se gazetarët në punën e tyre kanë pengesa të ngjashme në terë rajonin”, tha Hapçiu. Tutje ai theksoi se gjendja ekonomike e mediave ndikon në parimet profesionale të tyre.

“Mediat profesionale në tërë rajonin janë ekonomikisht te rrezikuara, që faktikisht do të thotë se shumë vështire mbijetojnë, rrjedhimisht dhe me të lëndueshëm dhe kjo pasqyrohet edhe në cilësinë e produksionit. Komuniteti i vërtetë profesional gazetaresk, në njëfarë mënyrë, pa marr parasysh se si funksionon dhe flet nga mjediset e ndara, si në projektin tonë, në fakt paraqitet si një komunitet mbinacional, ka etiken e vet dhe udhëhiqet me parimet e saj profesionale, dhe rrjedhimisht vazhdon ta luaj rolin e vet tejet te rëndësishëm si faktor kyç në zhvillimin e demokracisë në të gjitha vendet tona”, përfundoi ai. Projekti “SUPRO MEDIA” përfshiu realizimin e 24 storjeve multimediale të realizuara në katër vende dhe në katër gjuhë (Serbisht, Shqip, Maqedonisht dhe Anglisht).

Bartësi i projektit është Qendra Mediale BETA (MBC) e partnerët në projekt janë: agjencia Beta Press (Beograd), organizata mediale KosovaLive (Prishtinë), Televizioni Telma (Shkup) dhe blogeri Slobodan Vaskovië (Banja Luka). Projekti nisi të realizohej në tetor të vitit 2017.

Produksioni është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e programit “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, të cilin e realizon Asociacioni i Gazetarëve i Kroacisë si pjesë e projektit “Platforma rajonale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve të Ballkanit Perëndimor”, që zbatohet përmes partneritetit me gjashtë asociacione rajonale të gazetarëve: Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë, Asociacioni i Gazetarëve të BeH, Shoqata e Gazetarëve e Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi.

Përfundon me sukses projekti ‘SUPRO MEDIA’

Përfundon me sukses projekti ‘SUPRO MEDIA’

Posted by Zeri on Saturday, August 25, 2018