KosovaLive tuboi sot përfaqësuesit e redaksive të radio stacioneve dhe televizioneve lokale që janë pjesë e projektit “Bashkërisht Luftojmë Lajmet e Rrejshme”, që është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Projekti adreson fenomenin e rrezikut që kanoset nga lajmet e rrjeshme si mjet i përhapjes së propagandës dhe dezinformimit, dhe zbatohet nëpërmjet trajnimit të gazetarëve dhe prodhimit të informatave të pavarura, objektive dhe të liruara nga ndikimet propagandistike.

Projekti do të implementohet përmes tre aktiviteteve bazë: trajnimit të gazetarëve në identifikimin/luftimin e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, një “internship-i” të shkurtër në mediat qendrore kosovare, dhe me prodhimin e storjeve nga gazetarët nga redaksitë e mediave pjesëmarrëse. KosovaLive, nga ana e saj, do të prodhojë storjen kryesore ditore, të rrumbullakësuar e të kompletuar me përfshirjene e të gjitha zërave relevant në të, që më pastaj do t’u shpërndahet redaksive përkatëse. Ky këmbim i informatave ka për synim zbutjen e mosbesimit që mjaft shpesh shkaktohet jo vetëm nga mungesa e informatës së qëndrueshme, profesionale por edhe nga karakteri i saj i rrejshëm.

Në projektin “Bashkërisht Luftojmë Lajmet e Rrejshme” e udhëhequr nga organizata mediale KosovaLive marrin pjesë gjithsej dhjetë transmetues lokal nga anekënd Kosova, prej tyre gjashtë që emetojnë program në gjuhën serbe dhe nga një që emeton program në gjuhën turke, boshnjake, rome, sikundër edhe një radio stacion që i adresohet komunitetit goran.  

Lexoni më shumë rreth projektit duke klikuar KËTU: