Je kreative ? Ke kurajo apo dëshiron të ndryshosh diçka në komunitetin tënd?

Bëhu pjesë e garës ndërkombëtare “Girl’s Voices for Change” dhe Fito $100 me Dorëzimin e Aplikacionit në: https://girlsvoices.greatergood.org/2018-enter-contest/

Platforma ndërkombëtare mediale Girls’ Voices for Change në bashkëpunim me byronë e vajzave Global Girl Media Kosovo në Kosovalive dhe Women’s Voices Now në Los Angelos, organizon garën ndërkombëtare me video dhe fotografi, përmes të cilave vajzat e moshës 13-19 vjeçare shprehin kurajon, kreativitetin dhe vizionin për ta ndryshuar dhe fuqizuar të ardhmen e tyre. Kjo është një mundësi që vajzat nga Kosova të garojnë ndërkombëtarisht, dhe krijimet e tyre mediale të shihen në mbarë botën. Aktualisht, në këtë garë janë duke marrë pjesë 400 vajza nga 13 shtete të botës. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga votat e publikut dhe paneli i ndërkombëtar i jurisë. E fituesit në secilën kategori, do të ndihmohen me anë të granteve për edukimin e tyre, dhe implementimin e ideve të tyre nëpër botë.

Si mund të aplikosh?

1. Krijo një koleksion prej 5 fotografive për jetën e një vajze në Kosovë

2. Krijo një video 1-2 minuta për jetën e një vajze në Kosovë

Kush mund të aplikoj?
Vajzat nga mosha 13-19 vjet nga e gjithë Kosova.

Po ashtu, vajzat do të pajisen me 100$ që në momentin e aplikimit në garë.

Të interesuara për pjesëmarrje?

Afati për aplikim është me 18 tetor. Për të marrë një aplikacion në partneritet me Girls’ Voices, duhet të dërgoni email në patriciacogley@greatergood.org. Janë të mirëseardhura aplikimet në formë të fotografive dhe videove, ndërkaq videot, nuk duhet të jenë më të gjata se 3 minuta.