Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim në punëtorinë #WikiGap (7 dhe 8 Mars)

Shk 28, 2018

Wikipedia është enciklopedia më e madhe online, e punuar tërësisht nga njerëz të rëndomtë. Përmbajtja në Wikipedia na ngjyrosë dhe formëson botë kuptimin tonë. Por, ka një jobalancë shumë të madhe në Wikipedia, sikurse në shoqëri në përgjithësi.

Nëntëdhjetë përqind e atyre që kontribuojnë në Wikipedia janë meshkuj. Katër herë më shumë artikuj janë për meshkuj, sesa për femra (gra dhe vajza). Këto shifra variojnë nga rajoni në rajon, por fotografia është e qartë, informatat mbi femrat (gratë dhe vajzat) janë shumë më të mangëta sesa informatat për meshkujt. Ne duam ta ndryshojmë këtë.

#WikiGap është iniciativë nga Ambasadat suedeze dhe Wikimedia për mbledhjen e personave nëpër tërë botën me synim të rritjes së artikujve nga dhe për femrat (gratë dhe vajzat) në Wikipedia.

Në vitin 2017 “edit-a-thons” të ngjashme janë organizuar nga Ambasadat e Suedisë në New Delhi, Pretoria, Washington D.C. dhe ngjarjet e #WikiGap janë planifikuar në mbi 30 shtete të botës nga Suedia deri te Vietnami, Egjipti, Kolumbia dhe deri në Kosovë.

Politika Feministe e Jashtme e Suedisë përfshinë tri “R”-të për femrat (gratë dhe vajzat): Rights (Të Drejtat), Representation (Reprezentimi) dhe Resources (Resurset). #WikiGap hyn në pjesën e përmirësimit të reprezentimit dhe implementimin e politikës feministe të jashtme në praktikë.

Së bashku , ne jemi duke shkruar më shumë artikuj për femrat (gratë dhe vajzat) për të krijuar një internet më të barabartë.

A jeni të interesuar të kontribuoni në ndryshimin e peizazhit të botës në Wikipedia? Nëse po, ju lusim ta plotësoni formularin më poshtë.

Kush mund të aplikojë: Studentët e Universitetit, mosha 18+ nga e gjithë Kosova (Vajzat dhe Djemt).
Punëtoria do të mbahet me 7 (Ora:10:30-13:30) dhe 8 Mars (10:00-16:00) në zyret e KosovaLive në Prishtinë (Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtina, Kosova, 38, 000)
Ju duhet të merrni pjesë në të dy ditët e punëtorisë. Transporti do të ju mbulohet pjesëmarrësve që jetojnë jashtë Prishtinës.

English:

Wikipedia is the largest online and user-generated encyclopedia. Its content has the potential to color our view of the world. But there is great imbalance on Wikipedia, like in society at large.

Ninety per cent of those who add content are men. There are more than four times as many articles about men as there are about women. The figures vary regionally, but the picture is clear, the information about women is less extensive than the information about men. We want to change this.

#WikiGap is an initiative by Swedish embassies and Wikimedia to gather people around the world to increase the representation of articles by and about women on Wikipedia.

In 2017 similar edit-a-thons were arranged by the Swedish embassies in New Delhi, Pretoria and Washington DC and #WikiGap events are planned in more than 30 countries in the world, from Sweden to Vietnam, Egypt, and Colombia all the way to Kosovo.

Sweden’s feminist foreign policy is about the three “R”s for women: Rights, Representation and Resources. #WikiGap is part of improving representation and conducting feminist foreign policy in practice.

Together, we are creating more articles about women to bring about a more gender-equal internet.

Are you interested in contributing to changing the landscape of Wikipedia? If yes, please fill out the form below.

Who can apply: University Students, ages 18+ from throughout Kosova (Girls and Boys)
The Edit-A-Thon will be held on the 7th (From 10:30-13:30) and 8th of March (10:00-16:00) at KosovaLive in Prishtina (Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtina, Kosova, 38, 000) You must be able to attend both days. If you are coming from outside of Prishtina, your transportation will be reimbursed.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM