Krijimi i urave me Institucionet Publike Lokale të Arsimit

Për më shumë se një dekadë, KosovaLive ka ofruar aftësi të punës dhe mentorim për studentët e Universitetit të Prishtinës nga Departamenti i Letërsisë Shqipe dhe Departamenti i Gjuhës Angleze.

Studentët kanë pasur mundësi të punojnë nën drejtimin e profesionistëve me përvojë në fushat që vijojnë: gazetari, përkthim dhe përshtatje në gjuhën angleze. Në redaksi, studentët dhe të diplomuarit zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit, të mendimit kritik, të përkthimit dhe të punës në grup; ndërsa, në terren, ata rrisin aftësitë e raportimit dhe të intervistimit.

KosovaLive është vendi ku kam bërë hapat e parë në punësim. Mirëpritja nga stafi i KosovaLive më ka motivuar të punoj me vullnet dhe dëshirë. I vlerësoj shumë këshillat, udhëheqjen dhe mësimet që kam fituar këtu dhe të cilat më kanë ndihmuar të zhvilohem në fushën e përkthimit dhe shkrimit – Erjona Pllashniku, Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Në përputhje me ndryshimin e natyrës së raportimit, studentët mësohen të plotësojnë raportimin e tyre duke ndërmarrë rolin e menaxherëve të mediave sociale – kontrollin, postimin dhe monitorimin e portaleve të Facebook, Tëitter, LinkedIN dhe platformave të YouTube nën mbikëqyrjen e një menaxheri marketingu.

Puna në një mjedis shumëkulturor për tetë javë gjatë verës, u ka dhënë nxënësve vendas një mundësi për të mësuar rreth përzierjes së Gazetarisë, Demokracisë dhe Ndërtimit të Paqes dhe një perspektivë tjetër të raportimit.

Puna me stafin e KosovaLive më ka dhënë përvojë të dorës së parë dhe mundësinë e avancimit si gazetare. Këshillimi nga KosovaLive më ka ndihmuar në studimet e mia, dhe në avancimin e shkrimit dhe sintaksës. U jam mirënjohëse të gjithë stafit për punën e madhe që bëjnë dhe këshillat që japin. – Sanije Jusufi, Departamenti i Filologjisë – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Përmes këtyre bashkëpunimeve, KosovaLive përpiqet të rrisë kapacitetin intelektual mes gjeneratave të reja kosovare, sidomos në mesin e demografive më të ndjeshme dhe me më pak mundësi, duke u mundësuar atyre që të përgatiten profesionalisht për raportim etik, shkrim dhe përkthim efektik të kohës dhe pajisjen e tyre me aftësi të përgjithshme vetënisëse dhe të punës në grup. Studentët e këtij bashkëpunimi të OJQ-ve janë bërë udhëheqës të televizioneve të ndryshme vendore, kompanive ndërkombëtare, odave të tregtisë, drejtues të shoqërisë civile dhe artistë të mirënjohur lokalë dhe dizajnerë të modës.

Shihni listën e studentëve këtu: http://bit.ly/TxfpJF

KosovaLive ka një ambient të mirë pune që më ka ndihmuar të përparoj personalisht dhe më ka bërë më të përkushtuar dhe serioze në punë. Brenda ambientit në KosovaLive gjithashtu kam mësuar se puna në ekip mund të çojë në rezultate shumë më të mira dhe në sukses. – Edona Kutleshi, Departamenti i Filologjisë

Shkarkoni Referencën