Build Skills with our trainings

Sign up now!

TIKA me program të veçantë mbështetës për prodhuesit e qumështit në Kosovë

Pri 28, 2021

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi mbështetje me pajisje për prodhuesit e qumështit në Komunën e Rahovecit të Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve”.

Në ceremoninë e zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha dhe shumë prodhues të tjerë të qumështit.

Ambasadori Çağri Sakar theksoi rëndësinë e mbështetjes që TIKA ofron për zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjet projekteve që ajo zhvillon.

“Me makineritë për pastrimin e thundrave të gjedheve që janë dhuruar sot, do të përmbushen nevojat e mbi 2.000 prodhuesve të qumështit. Uroj që kjo të jetë e dobishme për Kosovën”, tha Sakar i cili informoi se nga TIKA janë është mbështetje që prodhuesit e Kosovës të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese.

Kryetari i shoqatës, Milazim Berisha, shprehu kënaqësinë për mbështetjet e TIKA-s ndaj fermerëve të Kosovës.

“Besoj që do të ketë edhe projekte të tjera për të mirën e fermerëve. Falënderoj edhe ambasadorin i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes pajisjes për mirëqenien e fermerëve”, tha ai.

Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, tha se makineritë e prodhuara nga njerëz të biznesit turk do të ofrojnë kontribut të rëndësishëm për prodhuesit e qumështit në Kosovë.

Në kuadër të projektit do të mbështeten me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve rreth 2.700 fermerë në të gjithë Kosovën, thuhet në komunikatën për media e ShPQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM