Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Schüepp: Koordinim i aktiviteteve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur​

Qer 9, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore (ICRC), Martin Schüepp, me ç’rast diskutuan lidhur me angazhimet e kësaj organizate për sigurimin e të dhënave për personat e pagjetur dhe zbardhjen e fatit të tyre.

Kryekuvendari Konjufca, pasi vuri në pah se në dialogun e deritashëm me Serbinë nuk i është kushtuar vëmendje e duhur çështjes së të pagjeturve, ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për adresimin e kësaj plage të hapur të luftës si një ndër prioritetet parësore.

Ai tha se tendenca e shtetit serb, që kreu gjenocid në Kosovë, ishte që trupat të mos gjenden kurrë, duke shtuar se shumë prej varrezave masive gjithandej nëpër Serbi me trupat e shqiptarëve ende nuk janë zbuluar, sepse autoritetet shtetërore të Serbisë vazhdojnë t’i mbajnë ato të fshehura. Prandaj edhe kërkoi që sa më parë të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

Drejtori i ICRC-së dhe i pari i Kuvendit u pajtuan për shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe koordinimin e aktiviteteve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM