Build Skills with our trainings

Sign up now!

AMMK: Prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët e Parkut Gërmia

Maj 13, 2022

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë kanë njoftuar se ka shqetësime nga disa vizitorë të cilët kanë informuar për praninë e llojit të gjarprit Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë.

AMMK ka bërë me dije që prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Masivi malor i Gërmisë paraqet një pasuri natyrore shumë të rëndësishme jo vetëm për Prishtinën me rrethinë por edhe tërë Kosovën. Gërmia është mjaft e pasur me lloje bimore e shtazore si dhe vlera tjera të ruajtura të biodiversitetit.

 

Në këtë masiv deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

 

Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktin e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat që mund të vijnë më pas.

AMMK thonë se prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia, por gjithsesi se secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos ketë ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes, thuhet në faqen zyrtare të AMMK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM