Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare ndalon kamion cisternë me naftë, dyshohet se është futur ilegalisht nga Serbia

Maj 13, 2022

Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, në fshatin Kovaçë komuna e Zubin Potokut, kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.

Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.

Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”

Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM