Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Klinika Syve rrit vëllimin e punës, ul referimet për trajtim jashtë vendi

Maj 13, 2022

Me fillimin e aplikimit të procedurave të reja, në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është ulur ndjeshëm numri i referimeve jashtë vendit gjatë vitit 2021.

Vitin e kaluar, për trajtimin e syrit, 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vendit, derisa më herët numri i tyre ka arritur deri në 500.

Brenda 12 muajve të vitit 2021, në këtë klinikë janë kryer 355 intervenime në segmentin e pasmë të syrit, kurse në 96 raste tjera është intervenuar me metodën Cross Linking- XCL.

Në periudhën janar- dhjetor, mjekët oftalmologë, bashkë me anesteziologë dhe pjesë tjetër të stafit mbështetës, po ashtu, kanë realizuar 1 mijë e 375 operime të Kataraktës së Syrit.

Numri i aplikimeve intravitreale dhe intrakamerale, sipas raportit të punës për vitin 2021, ka mbërritur në 3 mijë e 565, ndërkohë janë operuar edhe 110 pacientë me probleme në kanalet e lotit.

Gjithashtu, është duke u kryer me rregull triazhimi dhe trajtimi i Retinopatisë Prematore te fëmijët e lindur para kohe, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM