Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia realizon planin operativ me qëllim të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore

Maj 14, 2022

Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim e sipër të planit operativ ‘’Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit “. Ky plan ka shtrirje në tërë territorin e republikës dhe janë të përfshirë njësi të ndryshme të policisë dhe institucione jashtë policisë.

Nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete:

  • Identifikimi i 44 (katërdhjetë e katër) fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 (tridhjetë e gjashtë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.
  • Identifikimi i 22 (njëzet e dy) lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.
  • Numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është gjithsej 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona.
  • Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse.
  • Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.

Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM