Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shqipëria dhe FARSH, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO

Maj 14, 2022

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë Gjeneral brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Jashari ka  falënderuar Gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy ushtrive.

Në takim janë diskutuar fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së numrit të aktiviteteve bilaterale mes FARSH-it dhe FSK-së duke përfshirë trajnimin, edukimin, ushtrimet e përbashkëta si dhe aktivitete  të tjera me ushtritë e shteteve mike.

Gjeneral Jashari me këtë rast ka deklaruar se Shqipëria dhe FARSH-i si anëtarë të NATO-s, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO.

Në fund dy Gjeneralët u dakorduan se partneriteti ndërmjet ushtrive tona është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e regjionit, veçanarisht në ambientin e ndjeshëm aktual të sigurisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM