Build Skills with our trainings

Sign up now!

Minxhozi falënderon Kurtin për vendimin e lirimit nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Shqipërisë

Maj 10, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim, i cili është zvarritur për shumë vite nga qeveritë e kaluara, ua lehtëson qytetarëve shqiptarë jashtëzakonisht qëndrimin në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt. Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM