Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së

Maj 12, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës  Vjosa Osmani sot, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së. Këto emërime janë bërë konform propozimeve nga subjektet politike dhe ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi. Për emërimin e dy anëtarëve të tjerë ekziston një paqartësi e dispozitave kushtetuese, ku si rrjedhojë Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës.

Përkatësisht, kërkesa për interpretim adreson paqartësitë e ngritura në dy raste. Së pari, kërkohet interpretimi, në frymën e Kushtetutës, i nocioneve “grupi” a “grupet” të interpretuara së bashku me fjalën “mund” (në nenin 139(4), në rastin kur kemi më pak se gjashtë subjekte politike të përfaqësuara në Kuvend dhe të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara si dhe kur njëri grup fiton mbi 50% të votave në zgjedhje. Së dyti, kërkohen sqarime lidhur me emërimin e përfaqesuesit nga komuniteti boshnjak kur kemi tri subjekte politike në Kuvend të cilat e përfaqësojnë këtë komunitet dhe kanë numër të barabartë të deputetëve të përfaqësuar në Kuvend.

Me të marrë përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për emërimin e dy anëtarëve të mbetur të KQZ-së. Betimi i anëtarëve të KQZ-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM