Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Bjørnstad: Bashkëpunim dhe mbështetje e Norvegjisë me qeverinë e re për reformat e nevojshme

Maj 25, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Arne Sannes Bjørnstad, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Bjørnstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM