Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një risi kinematograike po sjell edhe vende të reja pune

Nën 12, 2016

Rrjetit austriak të kinemave Cineplexx, të shtrirë anekënd Evropës, në Austri, Gjermani, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri këto ditë po i bashkangjitet edhe Kosova.

Tani adhuruesit e filmave do të kenë mundësinë të shohin filma të zhanreve të ndryshme në formatin 3D, që po mirëpritet sidomos nga rinia. Përveç filmave për të rritur do të ketë edhe filma për fëmijë, kryesisht gjatë fundjavëve, kur do të shfaqen edhe deri në 15 filma në termine të ndryshme, në gjashtë sallat me kapacitet prej rreth 1000 ulëseve.

Drejtori menaxhues i Cineplexx për Kosovë, njëkohësisht edhe bashkëinvestitor (2-3% e kapitalit të përgjithshëm), Milazim Salihu, tha se “një film i shikuar në kinema mbahet mend pesë herë më shumë se një film i shikuar në televizion”.

Risia përkrahet edhe nga drejtoresha e kinemasë ABC, Miradije Vllahiu, e cila mirëpret çdo investim të bërë në aspektin e kulturës, sidomos në kinema, të cilës ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës. Ajo nuk e sheh Cineplexx-in si konkurrent, përkundrazi, shprehet se ka një kohë të gjatë që kanë bashkëpunim me këtë rrjet në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, një bashkëpunim që tani do të shtrihet edhe në Kosovë.

Kënaqësi të veçantë ajo shpreh për faktin se Cineplexx paraqitet si edhe një mundësi për punësimin e femrave dhe përmend që edhe në kinemanë ABC 50% e të punësuarve janë femra.

Dhe, njëmend, Cinneplexx ia shton tregut të limituar të punës në Kosovë edhe 20 vende të reja pune. Rreth 70% e të punësuarve në këtë kompleks do të jenë femra të cilat do të kenë një rol të madh në organizimin dhe udhëheqjen e aktiviteteve (financa, shitja e biletave, shitja e palagaqave dhe gjërave që konsumohen gjatë qëndrimit në kinema etj.).

Sipas rezultateve të të një ankete të fuqisë punëtore të kryer nga Enti Statistikor i Kosovës, nga viti 2015, shkalla e papunësisë ka qenë 32.9%, ndërsa shkalla e punësimit 25.2%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%.

Punësimi më i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%. Femrat kosovare janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë.

Liridona Berisha

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM