Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Rihapet terminali doganor i “Trepçës”, po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve

Nën 2, 2021

Nga sot është rihapur terminali doganor shtetëror brenda hapësirave të Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Mitrovicë. Në ceremoninë hapëse, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në njërën anë dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agon Llugaliu, kryesuesi i Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni dhe Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enis Abdurrahmani në anën tjetër.

“Sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ne”, tha kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij. Nga ky veprim i sotëm përfitojnë të gjithë, shteti i Kosovës, Trepça, Dogana e Kosovës, e në veçanti bizneset, shtoi më tej ai.

Kryeministrit Kurti rikujtoi se nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës, por që padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një kompanie private jashtë zonës së Trepçës duke bërë që çmimi për maune të rritej në 40 euro dhe në të njëjtën kohë gjithsej 24 punëtorë të ngelin pa punë. “Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetëve”, u shpreh kryeministrit Kurti.                                                                                          

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rihapja e këtij terminali doganor nënkupton fitim shtesë për Trepçën. Megjithatë ky fitim do të jetë vetëm si e hyrë komplementarë për të sepse Trepçës do t’i kthehet aktiviteti primar si minierë dhe shkritore për t’u rikthyer si motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Murati po ashtu ritheksoi se deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet të tilla shtetërore do të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh e kënaqur të shoh një avancim të rolit të Ndërmarrjeve Publike, përtej atij primar, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Ajo tha se ky është vetëm fillimi për Trepçën, dhe se vëmendja e deritanishme dhe projektbuxheti i miratuar për të tregon për përkushtimin e Qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë ndaj kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM