Në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Më pas, të tre drejtuesit më të lartë institucionalë bën nderime dhe vendosën kurora me lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.