Build Skills with our trainings

Sign up now!

Aktakuzë kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policor dhe një qytetari

Shk 17, 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarëpolicor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së.

Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së.

Në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitarbashkëpunues.

Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorit të Shtetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM