Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 283-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj, ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale.
Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Komerciale, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar dhe do të fillojë nga data 21 prill 2022.
Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Mahir Tutuli, kryetar i Gjykatës Komerciale, thuhet në faqen zyrtare të KGjK-së.