Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka marr pjesë në konferencën vjetore të International Association of Schools and Institutes of Administration – IASIA, e cila është mbajtur në Mbretërinë e Marokut, nën patronazhin e lartë të lartmadhërisë së tij, Mbretit Mohammed VI.
Gjatë ditës së djeshme, Republika e Kosovës u përzgjodh, përmes një procesi zgjedhor anonim, anëtare e bordit menaxhues të IASIA – rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike.
Më këtë rast, është përzgjedhur që zëvendësministri Dobra, si i nominuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë bord, si dhe të angazhohet për reformë në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në këtë konferencë kanë marr pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga shumë vende të botës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.