Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim zyrtar ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rasko Konjevic, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit bilateral ku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në nivel të dy ministrive të mbrojtjes.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të zgjerohet fushëveprimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes që do të ketë ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe rajonit në përgjithësi.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se bashkëpunimi ynë do të shtrihet që nga shkëmbimet e përvojave profesionale të kuadrove, qendrave tona akademike e specialistike, e deri te angazhimet në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale në rast të emergjencave. Paqja, siguria dhe stabiliteti i rajonit janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e popujve tanë dhe rajonit në përgjithësi, si dhe gjeneratave të ardhshme që do vinë pas nesh, prandaj jemi të vendosur që të punojmë bashkërisht për t’i mbrojtur ato.
Thellimi në vazhdimësi i këtij bashkëpunimi do të na mundësojë që lehtësisht t’i menaxhojmë dhe me efektivitet t’i përballojmë kërcënimet, rreziqet dhe sfidat në mjedisin e sigurisë rajonale, kontinentale e globale.
Andaj, Mali i Zi, si shtet i yni fqinj dhe anëtare e NATO-s është me rëndësi të madhe në perspektivën tonë zhvillimore si shtet në përgjithësi dhe atë të perspektivës së ministrive dhe forcave tona në veçanti.
Besojmë fuqishëm se roli i autoriteteve të Malit të Zi në realizimin e objektivave tona shtetërore dhe në interesat e përbashkëta rajonale do të jetë shumë i madh në proceset aktuale dhe ato në të ardhmen, e po ashtu kemi pranuar konfirmimin se Mali i Zi si kryesuese e nismës rajonale të Kartës së Adriatikut-A5, ku aktualisht vendi ynë ka statusin e vëzhguesit, do të ofrojë mbështetjen e pakursyer që Republika e Kosovës të marr statusin e anëtarit me të drejta të plota.
Malit i Zi si shtet mik i yni, duke vlerësuar angazhimin e Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetje të misioneve të NATO-s, do të ofrojë mbështetje edhe në procesin e realizimit të synimit tonë për anëtarësim në Programin e Partneritetin për Paqe, si rrugë drejtë anëtarësimit tonë në NATO.
Paqja, siguria dhe stabiliteti i rajonit janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e popujve tanë dhe rajonit në përgjithësi, si dhe gjeneratave të ardhshme që do vinë pas nesh, prandaj jemi të vendosur që të punojmë bashkërisht për t’i mbrojtur ato.






