Manifesta 14 njofton se RomaMoMA është një përpjekje e përbashkët e Institutit Europian Roma për Arte dhe Kulturë (ERIAC) dhe OFF-Bienale në Budapest.
RomaMoMA është një projekt arti bashkëkohor i cili ka marrë iniciativën e krijimit të një forumi për reflektim në bashkëpunim për të ardhmen e Muzeut Roma për Art Bashkëkohor me përfshirjen e artistëve, ekspertëve kulturore, kërkuesve socialë e aktorëve të sferës civile Roma dhe jo-Roma, vendas dhe ndërkombëtarë.
Duke përmbledhur rreth 150 libra mbi trashëgiminë bashkëkohore letrare, artistike dhe kulturore rome, koleksioni në rritje i bibliotekës paraqet këtë trashëgimi të pasur rome, ndërsa shqyrton në mënyrë kritike dhunën dhe shtypjen kundër romëve në Evropë.
Për qëndrimin e saj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Biblioteka RomaMoMA shoqërohet nga Farije Mehmeti, një artiste e shquar për portretet e saj plot gjallëri të grave rome, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
1-10: Roma Women, 2022, © Farija Mehmeti. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
11: Adjacent, 2021, © Daniel Baker. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev






