Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka njoftuar në postimin e tij në Facebook se në bazë të nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në përputhje të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kanë paraqitur njoftimin për themelimin e Grupit Vullnetar ‘’Grupi i Gjelbër i Deputetëve’’.
Kryesuesi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë të quajtuar ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’ është: Haki Abazi – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Legjislatura e VIII-të.
Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’ është:
- Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;
- Agjenda e Gjelbër Evropiane;
- Marrëveshja e Parisit për Klimën;
- Traktati i Glasgow;
- Konferenca e Palëve;
- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
- Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;
- Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;
- Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;
- Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.
Zgjerimit dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së Deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.






