Manifesta 14 njofton se për kolektivin The Name Comes Last, është kyçe hapësirat që të rinjtë të shprehin veten lirisht.
Kjo tregohet mes vijimësisë së tyre të ndërtimit të fushës së lojës në Fushë Kosovë, projekti i tyre më i fundit së bashku me BLINDSPOTS , të cilët e transformuan këtë vend plot me mbeturina në një vend të hapur e të nevojshëm.
Projekti i tyre u mbështet nga menaxherët e pronave; si një e dhënë se komuniteti vendas është thelbësor në etosin e kolektivit.
Në këtë projekt, ata vendosën një dysheme në vagonin e trenit dhe liruan qasjen brenda këtij mjeti mes punëve me dyert dhe shkallët të cilat janë ndërtuar prej materialeve të riciklueshme duke i lejuar fëmijët të luajnë pavarësisht motit.
Ata kanë ndërtuar gjithashtu stola të ngjyruar, kanë vendosur kosha, kanë instaluar një mur prej nga mund të ngjithesh, kanë vendosur sharrën dhe kanë krijuar një gropë rëre. Ky projekt vijon pranverën e ardhshme, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Photos by @enzorhino






