Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj pret në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së

Nën 15, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së, të cilave iu uroi mirëseardhje dhe sukses në shërbimin e tyre në garantimin e paqes për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim.

Më tej, ministri Mehaj, tha se një ndër objektivat kryesore të tij, është rritja e përqindjes së vajzave dhe grave në FSK, duke theksuar se: “Forca duhet të reflektojë përbërjen e popullit sepse besojmë thellësisht se si burrat dhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të”.

Gjatë këtij takimi, ushtaret e reja patën rastin të përshkruajnë rrugëtimin e tyre që nga aplikimi dhe deri tek dita e dhënies së betimit si ushtare të FSK-së, duke e përshkruar atë si ditën më të lumtur të jetës së tyre dhe te familjarëve.

Ato theksuan se duke para se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, si institucione me besueshmërinë më të lartë në vend, si dhe transparencën dhe objektivitetin gjatë proceseve të mëparshme të rekrutimit, u dhanë motiv të lartë për të aplikuar dhe për të realizuar ëndrrat e tyre për të veshur uniformën ushtarake, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Në fund të këtij takimi, ministri Mehaj kërkoi nga to që të japin kontributin e tyre për të ftuar të rejat e vendit që të përgatiten për aplikimin në konkursin e ardhshëm që pritet të hapet më datë 28 nëntor të këtij viti, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM