Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Living in the Moment” promovon aktivitet që ndërlidhen me natyrën

Maj 12, 2016

“Living in the Moment” është organizatë joqeveritare, me seli në qytetin e Pejës, e cila merret kryesisht me organizimin e ecjeve në natyrë, ngjitjeve dhe me çdo aktivitet tjetër që ndërlidhet me natyrën.

Organizata “Living in the Moment” përbëhet  nga një grup vullnetarësh i të rinjve kosovar, grup ky i cili merret kryesisht me aktivitete rinore e shoqërore dhe në veçanti me projekte që për qellim kanë promovimin dhe afirmimin e vendeve turistike të Kosovës përmes aktiviteteve të hiking-ut, camping-eve, etj.

E themeluar në janar të vitit 2016 nga Valon Sapunxhiu dhe Florin Broqi. Sapunxhiu ka qenë pjesë e grupit alpinist “Marimangat e Pejës” për dhjetë vite, prandaj eksperiencën e fituar nga aty synon ta ndajë në organizatën “Living in the Moment”.

Organizata synon organizimin e jetës shoqërore, avancimin kulturor, arsimor e shoqëror, promovimin e vlerave kulturore, kombëtare, qytetare, organizimin e ekspeditave të hiking-eve jashtë vendit, organizimin e eventeve dhe ekspeditave turistike në natyrë.

Gjithashtu organizata synon afirmimin e vendeve turistike të Kosovës përmes eventeve të hiking-eve, bashkëpunimin me organizatat e tjera brenda dhe jashtë vendit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth vendet turistike dhe monumenteve kulturore që shteti ynë ofron.

Kjo organizatë në programin e vet ka edhe bashkëpunimin me komunat, ministritë dhe organet tjera të Republikës së Kosovës, organizimin e “movie night”, organizimin e fushatave vetëdijesuese, organizmin e tribunave shkencore e kulturore, organizimin e trajnimeve dhe kurseve të ndryshme, formimin e grupeve punuese për hulumtime, analiza, sondazhe, etj.

Sapunxhiu tregoi se ideja e themelimit të kësaj organizate ishte që bukuritë tona të jenë të frekuentuara jo vetëm nga qytetarët e Pejës apo të rrethinës, por edhe nga njerëz të trojeve të tjera shqiptare.

Ai tha se përqendrimi i tyre është kryesisht i lidhur me aktivitetet që kanë të bëjnë me natyrën, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata janë të kufizuar vetëm në këto aktivitete.

Pra, sipas tij, nuk merren vetëm me alpinizëm dhe bjeshkatari, por janë të hapur dhe aktiv me çdo projekt dhe iniciativë tjetër që ka të bëj me rininë dhe shoqërinë në përgjithësi. Mirëpo, aktivitetet në natyrë janë ato që iu kushtojnë një vëmendje më të veçantë dhe, që përmes tyre njihen më shumë.

Sapunxhiu më tutje shpjegoi se deri më tani organizata “Living in the moment” ka realizuar disa projekte dhe aktivitete, të cilat në përgjithësi janë organizuar të dielave.

Ai tregoi se momentalisht ata janë të fokusuar në territoret e Bjeshkëve të Nemuna që përfshijnë edhe Rugovën, si dhe janë duke realizuar ecje në secilën pikë turistike që Bjeshkët e Nemuna dhe Rugova ofrojnë.

Sipas tij, deri më tani ka pasur organizime në Liqenat, Lumbardh, Shushicë, në Bjeshkët e Vjellakut (Shtupeq), tek Ujëvara e Zanave, në Jezere dhe në Lugun e Shkodrës.

Përpos këtyre aktiviteteve interesante organizata po punon edhe në disa projekte të tjera për të cilat do të ketë bashkëpunim me komunën dhe organet tjera qeverisëse të nivelit lokal.

I pyetur se sa është interesimi nga njerëzit për të marrë pjesë në këto aktivitete Sapunxhiu tha se interesimi është jashtëzakonisht i madh, ku për çdo event dhe aktivitet që organizojnë paraqiten njerëz të rinj, ata përpos që u bashkëngjiten iniciativave tona, njëherësh bëhen pjesë e grupit tonë dhe shprehin gatishmërinë të jenë në vazhdimësi me organizimet tona.

Sa i përket pjesëmarrësve në këto aktivitete, ai tha se pjesëmarrës ka nga gjithë territoret e Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën, Prizrenin, mirëpo kryesisht qytetarët e Pejës janë ata që e përbejnë numrin më të madh, por numri ndryshon nga eventi në event këtu ndikojnë edhe kushtet atmosferike, moti dhe largësia.

Përveç aktiviteteve dhe projekteve të realizuara, organizata në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjet që rregullojnë veprimtarinë e organizatave joqeveritare dhe në përputhje me statutin e saj, organizon veprimtari të ndryshme në shërbime të prosperitetit rinor dhe shoqëror.

Të gjitha veprimtaritë e organizatës janë publike, me përjashtim kur përcaktohet ndryshe me statut apo me ndonjë akt tjetër juridik. Në kuadër të saj funksionojnë organet legjislative dhe ekzekutive, siç janë Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryesia dhe organet e tjera legjitime.

/Albiana Shala –  Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM