Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Miratohet ligji për sëmundjet ngjitëse dhe koncept dokumenti për sëmundjet e rralla

Dhj 13, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar Ligji për Sëmundjet Ngjitëse dhe Koncept dokumenti për Sëmundjet e Rralla.

Përmes miratimit të ligjit për Sëmundjet Ngjitëse është ofruar modernizmi dhe kontrolli efikas i sëmundjeve ngjitëse konform direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të KE që përfshijnë: zhvillimin e inteligjencës epidemike, fuqizimin e kapaciteteve njerëzore, parandalimin e përhapjes së kërcënimeve ndërkufitare, menaxhimin e drejtë të situatave emergjente, sikur infeksionet e fituara brenda spitaleve, rezistencës antimikrobike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e diagnostikimit mikrobiologjik, përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe plotësimin me legjislacion sekondar, nxjerrjen e standardeve dhe protokolleve, procedurave standarde të operimit dhe harmonizimin e kundërvajtjeve që sanksionohen me gjobë.

Ndërsa përmes koncept dokumentit për sëmundje të rralla, Ministria e Shëndetësisë, synon adresimin e sfidave të ndryshme që sëmundjet e rralla paraqesin për qytetarët e prekur nga to, familjarët e tyre, Instucionet Shëndetësore si dhe ato qeverisëse në vend.

Qëllimi i Koncept Dokumentit është institucionalizimi i përkujdesjes shëndetësore për pacientët e prekur nga këto sëmundje, që përveç zbulimit të hershëm, përmes trajnimit specifik të profesionistëve, të sigurohen edhe medikamentet e nevojshme për trajtimin sëmundjeve të pacientëve të prekur nga sëmundjet e rralla.

Miratimi i Ligjit për Sëmundjet Ngjitëse dhe Koncept Dokumentit për Sëmundjet e Rralla, janë një hap më shumë drejt përmbushjes standardeve evropiane të legjislacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM