Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Asnjëherë nuk do të lejojmë të harrohet asnjë masakër, të vërtetën do ta themi e ta mbrojmë kudo

Mar 26, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Tërrnje të Suharekës.

Presidentja Osmani ka thënë se 24- vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë u futën në fshatin Tërrnje të Suharekës në orët hershme të mëngjesit dhe masakruan 46 fëmijë, gra e burra kjo shpërfaqë egërsinë e regjimit kriminal serb, i cili pati për cak banorët civilë, pavarësisht moshës, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

 

Më shumë se dy dekada pas kësaj dite tmerri, kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

 

Asnjëherë nuk do të lejojmë që të harrohet kjo masakër, sikurse edhe të gjitha të tjerat në gjithë Kosovën. Të vërtetën për to do ta themi dhe ta mbrojmë kudo.

 

Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët e Tërrnjes!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM