Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave pas të shtënave në shkollë në Beograd ku një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën e sigurisë.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Twitter i ka uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.
Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre.
Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.






