Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon drejtuesit e Forumit Ekonomik të Vjenës

Maj 8, 2023

Në margjinat e konferencës Vienna Economic Talks, që po mbahet sot në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Presidentin e këtij Forumi, ambasadorin Victor Jackovich si dhe anëtaren e Bordit dhe sekretaren e përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, ambasadoren Elen Kirtcheva. 

Kryeministri Kurti u uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për bashkëpunimin në organizimin e konferencës së sotme.

Ai po ashtu i falënderoi për çmimin që iu nda Kosovës në 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe anëtarësinë në këtë forum. 

Kryeministri bashkë me presidentin Jackovich dhe ambasadoren Kirtcheva, diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm, për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen si dhe për rolin edhe më të madh që Kosova mund të luaj si anëtare e këtij forumi. 

Sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në bashkëorganizim me Zyrën e Kryeministrit po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023, ku po marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit të bizneseve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM