Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, në Kino Armata

Gus 7, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, nesër (08 gusht 2023), duke filluar nga ora 20:00, në Kino Armata, në Prishtinë.

Filmat janë prodhuar me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

Filmi “I pabesi” (39 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Anisa Ismaili, Artan Ibishi, Valon Nuhiu, Muzabejdin Qamili. Në këtë link mund ta shihni trailerin: https://www.youtube.com/watch?v=qe5l2zF1KVg

Ndërsa, filmi “Heshtja Vret” (40 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi, Egzona Salihu, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Emine Kadriu, Blerim Ismani.

Në këtë link mund ta ndiqni trailerin: https://www.youtube.com/watch?v=sg5OjHyU7bo

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM