Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njftuar se përkrah futbollisteve të talentuara nga klubet KFV Prishtina dhe ZFK Brezovica, Presidentja Vjosa Osmani, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, së bashku me Sandra Horina nga Austrian Development Agency në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi nga UN Women Kosovo, dhe Sabahate Hajdini Beqiri nga Syndrome Kosova, festuan Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, si aktivitet i radhës në kuadër të “Muajit të Rinisë”.
Për më tepër, sot u krijua ekipi i parë i futbollit me Sindromën Down, një hap i rëndësishëm drejt promovimit të gjithëpërfshirjes në fushën e sportit.
MKRS mbetet e përkushtuar për të nxitur dhe mbështetur pjesëmarrjen aktive të vajzave në të gjitha sportet, pasi luan një rol kyç në avancimin e barazisë gjinore, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






