Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vdes ish-rektori i UP-së, prof. Zenel Kelmendi

Gus 10, 2023

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-rektori i UP-së, profesor Zenel Kelmendi.

Profesor Kelmendi i ishte bashkuar UP-së qysh në vitin 1972, kur u zgjodh asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, për të marrë vite më vonë gradën e profesorit ordinar nga ky institucion.

Kulmin e angazhimit të tij në UP e arriti nga viti 1998, kur u zgjodh rektor i UP-së, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2004, duke i shërbyer kështu institucionit dhe arsimit të lartë në vendin tonë.

Përveç si rektor, profesor Kelmendi luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës që shërbeu si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, përgjatë viteve 1991-1996, thuhet në postimin në Facebook të UP-së.

 

Rektori Qerim Qerimi shpreh ngushëllime për humbjen e ish- rektorit, profesor Zenel Kelmendi.

 

E nderuara familje Kelmendi,

 

Me pikëllim e pranuam lajmin se ka ndërruar jetë ish-rektori, profesor Zenel Kelmendi, i cili dha një kontribut të çmueshëm për mirëfunksionimin e Universitetit të Prishtinës.

 

Kelmendi i ishte bashkuar UP-së qysh në vitin 1972, kur u zgjodh asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, për të marrë vite më vonë gradën e profesorit ordinar nga ky institucion. Kulmin e angazhimit të tij në UP e arriti nga viti 1998, kur u zgjodh rektor i UP-së, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2004, duke i shërbyer kështu institucionit dhe arsimit të lartë në vendin tonë.

 

Përveç si rektor, profesor Kelmendi luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës që shërbeu si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, përgjatë viteve 1991-1996. Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të tij, ai la pas vetes një krijimtari të gjerë shkencore dhe profesionale, e cila vazhdon të jetë ndriçues dije për gjeneratat e reja në vazhdimësi.

 

Në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

 

I lehtë i qoftë dheu rektorit, prof. Zenel Kelmendit! 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM