Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ngushëlliuar familjen Kelmendi, për ndarjen nga jeta e ish-Rektorit të Universitetit të Prishtinës, veprimtarit dhe profesorit universitar në Fakultetin e Mjekësisë, Zenel Kelmendi.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se profesor Kelmendi do të mbahet mend gjithmonë si një intelektual i përkushtuar i cili ka dhënë kontribut të çmuar si dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe si Rektor i Universitetit të Prishtinës, në vitet e para të pasluftës.
Veprimtaria akademike e profesor Kelmendit do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.
Ngushëllime familjes Kelmendi, studentëve, kolegëve dhe miqve të tij!
U prehtë në paqe profesor Kelmendi!






