Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili i uroi detyrën e tij të re ministrit Maqedonci.
Në këtë takim u bisedua lidhur me tema me interes të përbashkët për të dyja palët dhe theksuan se bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë edhe më tutje të forcohet, në veçanti në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Nga ana e tij, ambasadori Nissinen ka falënderuar ministrin Maqedonci për bashkëpunimin e ofruar ku vlerësoi lart procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe u zotua për mbështetjen e plotë në proceset integruese euro-atlantike të Republikës së Kosovës nga ana e shtetit finlandez, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






